Kapiteni i ekipit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo besonte se ai preku topin për herë të fundit gjatë golit të parë të shënuar kundër ekipit të Uruguajit në Lusail Iconic Stadium. Mirëpo pas rishikimeve, goli iu akordua Bruno Fernandes.
Dhe pse ekipi i Portugalisë e fitoi këtë ndeshje, kamerat regjistruan disa pamje ku Ronaldo duket i pakënaqur nga ky vendim pas përfundimit të ndeshjes.
Megjithatë, topi që përdoret këtë vit në Kupën e Botës lë pak vend për diskutim, për shkak të sensorit të veçantë që ndodhet brenda tij. Adidas ka treguar se pasi u analizuan frekuencat e regjistruara të topit, u arrit në përfundimin se Ronaldo nuk e ka devijuar topin drejt rrjetës, dhe se Bruno Fernandes u emërua saktësisht si shënuesi i tij.
“Në ndeshjen midis Portugalisë dhe Uruguajit, falë përdorimit të teknologjisë Connected Ball Technology që gjendet brenda Al Rihla Official Match Ball, ne ishim në gjendje të identifikonim se nuk ka patur definitivisht asnjë kontakt me topin nga ana e Ronaldos në golin e parë.” tregon Adidas në një deklaratë. ”Sensori 500Hz IMU brenda topit na lejon ne që të jemi tepër të saktë në an alizat tona.”
Në momentin kur Ronaldo duket se shtyn topin drejt rrjetës nuk ka patur asnjë ndryshim të frekuencës në grafik, shtoi Adidas.