Xiaomi ka vendosur të lançojë smartphone-t flagship pak më herët këtë vit, krahasuar me serinë Xiaomi 12 të vitit të kaluar që u prezantua në fund të muajit dhjetor. Tashmë kompania ka zbuluar më tepër detaje rreth flagshipëve të gjeneratës së re.
Xiaomi konfirmoi në Weibo se Xiaomi 13, Xiaomi 13 Pro dhe MIUI 14 do të lançohen në Kinë gjatë ditës së enjte, në datën 1 dhjetor. Në posterin zyrtar konfiromohet dhe bashkëpunimi me Leica për sa i përket kamerave.
Kompania tregoi në Weibo se modeli standard është i pajisur me një ekran OLED të sheshtë dhe korniza 1.61mm të trasha. Për më tepër Xiaomi konfirmoi se pajisjet e reja do të jenë rezistente ndaj ujit dhe pluhurave me çertifikimin IP68.
Të pa konfirmuara kanë mbetur ende prania e proçesorit Snapdragon 8 Gen 2, sensorit 1 inç IMX989 në modelin Pro, si dhe kamera telephoto në të dy pajisjet.
Ju mund të shikoni një pamje të gjeneruar nga faqjet jo zyrtare, të bazuara në raportimet e bëra për të kuptuar akoma më mirë formën dhe pamjen e smartphone-ve të rinj.