Një fotograf ka arritur të përfshijë në një fotografi spektakolare dritat polare dhe yjësinë Orion duke përdorur një metodë të re.
Kjo fotografi magjike nga Roi Levi është shkrepur në Islandë dhe u bë e mundur vetëm falë përzgjedhjes së teknikës së veçantë. Mjaft qartë përreth yjeve mund të shikohet pluhuri i hidrogjenit të kuq që u shkrep nëpërmjet një Canon EOS Ra të dizenjuar specifikisht për astrografi, dhe një filtri të veçantë H-alpha.
“Unë dëshiroja ta çoja këtë fotografi në një tjetër nivel dhe të krijoja diçka që askush nuk ka arritur më parë.” tha Roi Levi për PetaPixel. “Vendosa të shkoja në Islandë dhe të përdorja filtrat e rinj nga sponsorët e mi Optolong dhe Idas H-alpha pasi më erdhi idea për të shkrepur dritat e veriut së bashku me objekte të tjera qiellore.”
“Unë thjesht e dija se nëse do të planifikoja vendosjen e imazhit saktë do të isha në gjendje të shikoja yjësinë Orion dhe dritat e veriut në të njejtin imazh.” Roi tha se përdori aplikacionin PhotoPills për t’u orientuar saktë.
Përpjekjet e Levi duket se u vlerësuan shumë nga NASA, e cila e përzgjodhi këtë fotografi si Astronomy Picture of the Day, si dhe nga European Space Agency.