Kur të rinjtë shikojnë filma apo dëgjojnë muzikë parapëlqejnë ta çojnë volumin në maksimum, gjë e cila për fat të keq po ndikon në dëgjimin e këtyre personave sipas studimit të publikuar ditën e martë në BMJ Global Health.
“Ne kemi parashikuar se 0.67-1.35 miliardë njerëz midis moshave 12-34 vjeç përfshihen në praktika jo të shëndetshme të dëgjimit, duke rritur kështu rrezikun për humbjen e dëgjimit,” tha drejtuesja e këtij studimi Lauren Dillard.
Ekspozimi ndaj zhurmave në volume shumë të larta mund të lodhë qelizat sensore dhe strukturat e tjera në vesh, shtoi Dillard. Nëse kjo gjë vazhdon për një kohë të gjatë, dëgjimi do të dëmtohet në mënyrë të parikthyeshme duke sjellë humbjen e dëgjimit.
Praktikat më të shpeshta të dëgjimit të muzikës me volum të lartë ishin përdorimi i kufjeve si dhe marrja pjesë në koncerte apo bare që luajnë muzikë. Shpesh herë dëgjuesit që përdorin kufje vendosin nivelin e voulmit në smartphone deri në 105 decibel, sipas studimit. “Nëse smartphone-i juaj ju thotë se po dëgjoni në nivele jo të sigurta, uleni volumin dhe dëgjoni muzikë për periudha më të shkurtra kohore.” tha Dilliard.
Në rast se ju jeni në një event apo bar me muzikë sigurohuni të qëndroni sa më larg speaker-ave dhe largohuni për disa minuta nga zhurma.