Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, tregoi përmes deklaratave të fundit se ka në plan të dhurojë për bamirësi shumicën e pasurisë së tij. Këto komente të Bezos u bënë gjatë një interviste me CNN, ku ai shpjegoi se pasuria e tij do të përdoret për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të mbështetur aktivitete të ndryshme shoqërore.
Ai shpalosi disa gjëra specifike në lidhje me planin e tij, duke u fokusuar në vizionin për t’i dhuruar shumë para individëve që punojnë për të luftuar ndasitë në politikën e SHBA dhe jetën publike. Megjithatë ai nuk tregoi se kur kjo gjë do të ndodhë dhe se sa para planifikon të dhurojë në këtë drejtim. “Pjesa më e vështirë është gjetja e një mënyre se si ta shpërndaj këtë pasuri në një mënyrë të barabartë,” tha Bezos.
Së bashku me partneren e tij, Lauren Sanchez, Bezos dhuroi një shumë prej $100 milionë drejt ikonës së popit Dolly Parton, të cilat do të shpërndahen drejt organizatave të bamirësisë të zgjedhura nga Parton.
Ndryshe nga miliarderët e tjerë, Bezos nuk ka firmosur Giving Pledge, një premtim nga disa nga personat më të pasur në botë për të dhuruar shumicën e pasurisë së tyre për bamirësi. Giving Pledge është një nismë e nisur nga Bill Gates dhe Warren Buffett.