Bashkë themeluesi dhe ish-CEO i Twitter, Jack Dorsey, ka komentuar shkurtimet e kryera në kompaninë që ai themeloi dhe kërkoi falje për ngritjen shumë të shpejtë të Twitter.
Rreth gjysma e personelit në Twitter po largohen nga puna, një javë pasi Elon Musk finalizoi marrëveshjen e blerjes prej $44 miliardë. Miliarderi tha se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër përveç uljes së forcës punëtore të kompanisë, pasi ajo po humbiste $4 milionë çdo ditë.
Përmes një deklarate të bërë në mikroblogun e tij, Dorsey tha se stafi i Twitter “është i fortë dhe e merr veten shpejt”. “Ata gjithmonë do ta gjejnë një zgjidhje, nuk ka rëndësi sa i vështirë është momenti. Unë e kuptoj që shumë persona janë të zemëruar me mua. Unë mbaj përgjegjësi për të gjithë personat në këtë situatë: Unë e rrita madhësinë e kompanisë shumë shpejt. Ju kërkoj falje për këtë gjë.”
Në muajin maj kur Musk nisi tentativën e parë për blerjen e Twitter, Jack Dorsey tha se 51 vjeçari dukej si “zgjedhja e vetme të cilës ai i besonte dhe se blerja nga miliarderi ishte rruga e duhur”.
Dorsey e krijoi Twitter në vitn 2006 me Evan Williams, Biz Stone dhe Noah Glass.
Problemi kryesor që pritet të vijë nga stafi i përgjysmuar i Twitter është ai i moderimit të përmbajtjes.