Kanë kaluar 13 vite që nga koha kur filmi i parë Avatar u shfaq në kinrma, dhe tashmë Disney ka lajmëruar titullin e filmit pasardhës dhe datën e prezantimit të këtij filmi.
Dhe pse shumë njerëz e cilësojnë këtë film si Avatar 2, zyrtarisht filmi titullohet Avatar: The Way of Water. Të gjithë fansat e Avatar do të duhet të presin dhe pak javë, pasi filmi do të vijë pranë kinemave në datën 16 dhjetor. Në filmin origjinal ne shikojmë prezencën e Sam Worthington në rolin e Jake Sully, një ish ushtar i marinës cili merr rolin e Avatar. Sully është një spiun për Tokën midis njerëzve të Na’vi në Pandora, por gjatë kohës që qëndron aty bie në dashuri me Neytiri, që luhet nga Zoë Salanda.
Trailer-i i ri për Avatar: The Way of Life shfaq momente mjaft tërheqëse dhe dialog mjaft të veçantë. “Rrjedha e ujit ndërlidh të gjitha gjërat. Para lindjes dhe pas vdekjes tënde.” Në këtë klip të shkurtër mund të shikojmë balenat hapësinore që qarkullojnë përreth anijeve luftarake, pyje hapësinore dhe konflikte të reja. Neytiri shfaqet tashmë shtatëzënë, ndërkohë që Sully kalon më tepër kohë me fëmijët e tij.
Prej pak kohësh ato duket të jetojnë në qetësi, mirëpo lufta do të rikthehet sërisht. Njësoj si në trailer-in e parë, dhe këtu nuk bëhet e qartë nëse njerëzit do të tentojnë të vjedhin unobtanium-in nga Pandora.