Toka është e tejmbushur me shkëmbinj shumë të nxehtë deri në 400 gradë Celsius vetëm 19.3 km nën sipërfaqjen e saj, të cilët mund të ofrojnë energji të pashterueshme të pastër. I gjithë problemi qëndron në aksesimin e tyre.
Clean Air Task Force publikoi një raportim mbi këtë arritje që mund të jetë e pranishme duke nisur nga viti 2030, mirëpo thekson gjithashtu se pusi më i thellë i gërmuar ndonjëherë është vetëm 12.8 km. Në zonat ku gjenden vullkanet, nevojitet një gërmim prej vetëm 3.2 km për të arritur pranë shkëmbinjve.
Sistemet e energjisë do të lëshojnë ujë në zonën ku shkëmbinjtë nxehen në temperaturën 400 gradë Celsius, dhe më pas uji do të rikthehet në sipërfaqje për të fuqizuar gjeneratorët duke kushtuar vetëm $20-$35 për MWh – në një kohë kur çmimi i gazit natyral ka shkuar më tepër se $84.
Grupi ka nisur testimin në Islandë, ku nevojitet gërmimi për vetëm 3.2km pasi vullkanet janë të pranishme, dhe ishin në gjendje të prodhonin 5 herë më tepër MW energji të gjeneruar nga një pus gjeotermal.
Sistemet e shkëmbinjve super të nxehtë do të revolucionarizonin “gjeneratorët e energjisë”, pasi kanë nevojë për inovacione të mëdha inxhinierike në fushën e gërmimit të thellë dhe rezistencës ndaj nxehtësisë.