Google ka blerë pa shumë zhurmë një startup që përdor inteligjencën artificiale për të gjeneruar avatars të ndryshëm, të cilët mund të përdoren në rrjetet sociale. Sipas TechCrunch, kompania ka paguar gjatë kohëve të fundit $100 milionë për blerjen e Alter.
Blerja u realizua brenda një periudhe 2 mujore dhe vetëm ditën e enjte erdhi njoftimi i parë nga Google për arritjen e marrëveshjes me Alter, por shifrat nuk u bënë të ditura. Qëllimi kryesor i blerjes së këtij startup-i është konkurimi në mënyrë të drejtpërdrejtë me TikTok.
Në fillimet e saj Alter quhej Facemoji dhe ofronte një platformë që zhvillues të ndryshëm mund ta përdornin për të shtuar sisteme për krijimin e avatars në aplikacionet dhe lojrat e tyre. Bashkë-themeluesi dhe CEO i Alter, Jonathan Slimak shpërndau në LinkedIn një pozicion të ri pune “duke krijuar Avatars në Google”.
Mënyrat e ndryshme se si teknologjia e Alter mund të ndihmojë Google të sfidojë TikTok është ende e paqartë. YouTube Shorts, formati i Google i cili po sfidon aktualisht TikTok, ka rezultuar një sukses i vërtetë.
Google ka lajmëruar qershorin e kaluar se ka rreth 1.5 miliardë përdorues aktivë në muaj.