Pas marrjes së konfirmimit se Elon Musk ka marrë drejtimin e Twitter, Komisioni Evropian i rikujtoi personit më të pasur në botë se ai duhet të ndjekë rregullat e Bashkimit Evropian nëse dëshiron që aplikacioni të vazhdojë të përdoret në këtë kontinent.
“Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona,” tha Thierry Breton, Komisioneri për Tregun e Brendshëm, përmes një postimi në rrjetet sociale. Disa orë më parë, Musk publikoi një tweet ku tregonte se “zogu është liruar”, si një referencë për logon e Twitter.
That’s what he said?#ICYMIhttps://t.co/V2kdvJLTBy
— Thierry Breton (@ThierryBreton) October 28, 2022
Ditën e enjte në darkë, dy njerëz shumë të afërt me këtë marrëveshje deklaruan se Elon Musk ka marrë kontrollin e Twitter dhe ka larguar CEO-n Parag Agrawal, CFO Ned Segal dhe avokaten kryesore të kompanisë Vijaya Gadde. Megjithatë ende nuk është bërë e ditur nëse marrëveshja është firmosur në letër me çmimin origjinal prej $44 miliardë.
Komisioneri Breton publikoi një video ku dukej së bashku me CEO-n e ri të Twitter në fabrikën e makinave të Tesla në Teksas. Musk ka thënë se rregullat dixhitale të Evropës i përshtaten ekzaktësisht mendimeve të tij dhe është dakord me gjithçka që Breton ka diskutuar.