Meta ka treguar në mënyrë kërcënuese se mund të ndalojë kanadezët që të publikojnë lajme në platformat e tyre pasi ky shtet ka propozuar legjislacionin e quajtur C-18. I prezantuar më herët gjatë këtij viti, Onilne News Act ka si qëllim të detyrojë platformat si Facebook që të shpërndajnë fitimet e siguruara me organizatat lokale të lajmeve.
Ky legjislacion është modeluar në mënyrë të ngjashme me atë australian, i cili u aprovua pas një rezistence të madhe nga Google dhe Meta. Përmes një postimi në blog në ditën e premte, Meta tregoi se dëshironte të ishte transparente rreth mundësisë së bllokimit të shpërndarjes së lajmeve në Kanada.
Ky kërcënim erdhi pasi House of Common Heritage Committee nuk ftoi Meta në një organizim rreth legjislacionit një javë më parë. Paneli dëgjoi deklaratën e dhënë nga Google vetëm pasi kompania u vetëofrua për ta dhënë këtë deklaratë.
Ministri Pablo Rodriguez akuzoi Meta-n se po përdorte të njejtat taktika që u përdorën në Australi. “Ajo që ne po kërkojmë është që gjigandët e teknologjisë si Facebook të negociojnë marrëveshje të përshtatshme me kompanitë mediatike ndërkohë që përfitojnë nga puna e tyre.” tha ai për National Post.