Samsung ka prezantuar 5 versione beta të One UI 5.0 në Galaxy S22, dhe tregoi gjatë SDC 2022 se do të prezantojë versionin zyrtar të sistemit operativ të rifreskuar në fund të këtij muaji. Megjithatë në internet kanë nisur të qarkullojnë raportimet se Samsung ka nisur prezantimin e këtij versioni që tani.
Versioni i qëndrueshëm i Android 13 në Samsung Galaxy S22 ka nisur të vijë drejt përdoruesve në Itali, vend në të cilin nuk ishte lançuar programi One UI 5.0 Beta, me firmware version që përfundon me tekstin BVJ4.
Nëse ju jeni një përodures i serisë S22 të Samsung në Itali, mund të kërkoni për update-in më të ri në pajisjen tuaj duke naviguar në Settings > Software Update > Download and Install.
Shumë shpejt pritet që ky version i qëndrueshëm i One UI 5 të bazuar në Android 13 të prezantohet dhe në shtete të tjera të Evropës deri në fund të këtij muaji.
Nëse dëshironi të mësoni më tepër rreth shërbimeve të reja që do të vijnë në One UI 5 klikoni këtu.