Qeveria e SHBA me në krye Joe Biden po konsideron rishikimin e sigurisë kombëtare për disa nga sipërmarrjet e Elon Musk, duke përfshirë këtu dhe marrëveshjen e tij për të blerë Twitter për $44 miliardë.
Plani i Elon për të blerë Twitter me ndihmën e investitorëve të huaj, duke përfshirë këtu dhe princin e Arabisë Saudite Alwaleed bin Talal, fondin nga Katari dhe Binance Holdings, ka shqetësuar administratën e Biden. Zyrtarët po hartojnë një plan veprimi për rishikimin e sipërmarrjeve të Elon Musk, ku mund të përfshihet dhe Committee on Foreign Investments in the US (CIFUS), e cila studion investitorët e huaj në Amerikë.
Në rast se CFIUS mendon se një “transaksion mund të dëmtojë sigurinë kombëtare të SHBA”, ato mund t’i dërgojnë presidentit një rekomandim për pengimin e kryerjes së kësaj marrëveshje sipas rregullave.
E njejta gjë mund të ndodhë dhe në rastin e blerjes së Twitter nga Elon Musk dhe CFIUS mund t’i rekomandojë presidentit ndalimin e kryerjes së kësaj marrëveshje.
Në të kaluarën kemi parë disa raste të ndryshme ku presidentët e SHBA kanë ndërprerë marrëveshje të ndryshme pas rekomandimeve nga CFIUS. Në 2019, ish presidenti Trump bllokoi tentativën e Beijing Shiji Information Technology Co për të blerë platformën e menaxhimit të hoteleve StayNTouch pas marrjes së rekomandimit.