Në 2021, Carbon Robotics prezantoi gjeneratën e tretë të Autonomous Weeder, një robot bujqësor inteligjent i cili identifikon barishtet dhe i shkatërron ato përmes lazerave me fuqi të lartë. Kompania tashmë ka marrë teknologjinë nga ai robot dhe e ka instaluar atë në LaserWeeder dhe arrin të eleminojnë 2 herë më shumë barishte.
Këto barishte luftojnë me bimët që fermerët mbjellin për hapësirë, diell dhe lëndët ushqyese të tokës. Ato mund ta bëjnë gjithashtu më të thjeshtë për inektet të ndryshme që të dëmtojnë këto bimë, prandaj eleminimi i tyre është tepër i rëndësishëm për fermerët.
Herbicidet kimike mund t’i shkatërrojnë këto barishte, por mundet që të kontaminojnë ujin dhe dëmtojnë shëndetin e tokës. Sigurisht ato mundet gjithashtu të shkëptuen nëpërmjet duarve nga njerëzit, por kërkojnë një kohë shumë të madhe. “Është shumë e vështirë të punësosh njerëz që bëjnë këtë punë.” tha fermeri Shay Myers.
Për fat të mirë ekziston LaserWeeder. Ky robot tërhiqet nga një traktor, dhe në të gjenden 3 herë më shumë lazera se në Autonomous Weeder. Në vetëm një orë roboti mund të lëvizë rreth 1 hektari hapësirë duke eleminuar 200,000 barishte.
Dhe pse kosto e këtij roboti nuk është e shfaqur në website, kompania tregon se përdorimi i LaserWeeder ul shpenzimet e fermerëve deri në 80% dhe arrin të “paguajë veten” në vetëm 2 apo 3 vite.