Një nga turbinat më të madha të erës të instaluara në det të hapur ka arritur të gjenerojë një nivel rekord energjie, duke prodhuar 359MWh në vetëm 24 orë.
Përmes një tweet-i, Seimens Gamesa, një kompani gjermano-spanjolle që merret me prodhimin e turbinave të erës në tokë dhe në det, tregoi se produkti i tyre SG 14-222 ka thyer rekordin e energjisë totale të prodhuar brenda një dite. Me këtë energji do të mund të drejtohej një makinë elektrike për 1.8 milionë kilometra në total (sigurisht nëse makina nuk do të prishej më parë).
A record has been set by our SG 14-222 DD offshore prototype! ? The turbine has produced 359 megawatt-hours within a 24-hour time period – the most power one turbine has ever produced over this duration and enough energy to drive 1.8 million km in a mid-sized electric car! pic.twitter.com/zPuzIeW4CA
— Siemens Gamesa (@SiemensGamesa) October 10, 2022
Fakti që e bën dhe më të jashtëzakonshëm këtë arritje është se kjo turbinë ere gjigande e ka arritur këtë nivel vetëm 10 muaj pasi prodhoi elektricitet për herë të parë dhe e dorëzoi atë në rrjetin e Osterild, Danimarkë.
SD 14-222 DD është një turbinë ere 14MW në det të hapur me një kapacitet deri në 15MW përmes funksionit “Power Boost”. Ajo ka një helikë me diametër 222 metra dhe gjatë përdorimit zë një zonë prej 39,000 metra katrorë.
Kjo turbinë mund të gjenerojë energji të mjaftueshme për të fuqizuar rreth 18,000 shtëpi gjatë një viti. “Me çdo gjeneratë të re të teknologjisë së turbinave të erës në det të hapur – të cilat kanë më pak pajisje të lëvizshme – arrihet të gjenerohet një performancë më e mirë ndërkohë që ruhet besueshmëria.” shkruan kompania.