Të gjithë përdoruesit e Youtube së shpejti do të kenë një mënyrë të re identifikimi. Kompania lajmëroi ditën e sotme se @emrat e veçantë do të nisin të përdoren së shpejti në platformë.
Një shërbim i tillë është i pranishëm në shumicën e platformave të tjera, dhe tashmë do të shërbejë dhe për identifikimin e krijuesve në videot e publikuara në YouTube. Në këtë mënyrë përdoruesit mund të përdorin këtë shërbim për të përmendur një person në komente, përshkrime videosh, tituj dhe vende të tjera. YouTube tregon se kjo gjë do të bëjë shumë të thjeshtë për krijuesit që të rrisin audiencën e kanalit të tyre.
“Ne dëshirojmë të sigurojmë që krijuesit të krijojnë një identitet po aq unik sa përmbajtjet e tyre, ndëkohë që i ndjekësit kuptojnë se po ndërveprojnë akoma më mirë me krijuesin e tyre të preferuar.” shkruan YouTube në një postim në blog.
Këto @emra do të nisin të shfaqen gradualisht gjatë kësaj jave duke njoftuar përdoruesit se është koha e tyre që të përzgjedhin një emër unik, dhe kështu mund të kuptojmë se disa persona do ta përfitojnë këtë shërbim para tjerëve.
Krijuesit do ta kenë sërisht emrin e kanalit të tyre, mirëpo @emrat do të jenë unike, duke shmangur kështu rastet kur një tjetër person imiton një krijues të famshëm.