Kur kompania nga Florida, Chetu, punësoi një operator telefonik nga Holanda, i kërkoi këtij punonjësi të ndizte kameran e tij gjatë videotelefonatës. Ky punonjës nuk ishte i kënaqur që të mbikëqyrej për 9 orë në ditë nga një program që kërkonte akses në ekranin e kompjuterit dhe kameran e tij.
Kur ky punonjës refuzoi të ndizte kameran, ai u pushua me arsyen “refuzon për të punuar”. Megjithatë gjykata holandeze nuk ishte dakord me një vendim të tillë, dhe vendosi se “vendimi për të mbajtur kameran të ndezur është në konflikt me respektimin e privatësisë së punonjësit”. Në verdiktin e saj, gjykata sugjeron se kërkimi i mbikëqyrjes nëpërmjet kameras është një shkelje e të drejtave të njeriut.
“Unë nuk ndihem i qetë ndërkohë që monitorohem 9 orë në ditë nga një kamera. Kjo është shkelje e privatësisë time dhe më bën të ndihem shumë i parehatshëm”. Punonjësi shtoi gjithashtu se kompania po e monitoronte atë dhe pa ndezur kameran, “Ju po monitoroni të gjithë aktivitetet e mia në laptop dhe unë po e shpërndaj ekranin e laptopit tim.”
Sipas dokumenteve në gjykatë, përgjigja e kompanisë ishte mesazhi i largimit nga puna. Një gjë e tillë mund të funksiononte në Florida, mirëpo ligjet për mbrojtjen e punonjësve janë disi më ndryshe nga shteti në shtet. Si pasojë, Chetu duhet të paguajë një gjobë prej $50,000, kostot e gjyqit, të paguajë rrogën e punonjësit dhe të gjitha ditët e pushimit të pashfrytëzuara.