Për shumicën e kompanive, vendimi i BE për të detyruar përdorimin e USB-C nuk ka rëndësi, pasi ato e përdorin këtë portë në pajisjet e tyre prej vitesh. Mirëpo Apple nuk është kaq e kënaqur, pasi është treguar “kokëfortë” dhe ka përdorur portën Lightning, dhe pse është shumë pas si teknologji në krahasim me USB-C.
Nëpërmjet shkrimeve të fundit të Mark Gurman, ne mund të kuptojmë se ditëve të portës “Lightning” po i vjen fundi, pasi tregohet se Apple do të zëvëndësojë portat në disa pajisje nga viti 2024. iPhone 15 do të jetë smartphone-i i parë nga Apple i cili do të ofrojë portën USB-C, që pritet të prezantohet gjatë shtatorit të vitit të ardhshëm.
Gurman tregon se pritet që ky ndryshim të vijë dhe në të vetmin model të iPad pa USB-C. Në këtë këtë mënyrë kuptohet se pajisjet e tjera si AirPods, Magic Mouse dhe Magic Keyboard do të përdorin akoma Lightning. Pritet që tranzicioni për të gjitha pajisjet e Apple të përfundojë në vitin 2024.
Megjithatë Gurman shkruan se përfshirja e USB-C në pajisjet e Apple është është vetëm momentale, pasi kompania dëshiron të shkojë drejt së ardhmes wireless. Idea e një iPhone pa porta ka ekzistuar prej vitesh, dhe Apple do të mund të anashkalojë ligjet e BE nëpërmjet ofrimit të karikimit ëireless përmes MagSafe.