Një ndër dyqanet Apple Store në Mbretërinë e Bashkuar po përgatitet për një periudhë që parashikohet të jetë shumë e ngarkuar për kompaninë, sidomos gjatë vjeshtës dhe gjatë festave të fundvitit. Besohet se kjo periudhë do të jetë e njejtë me atë të lançimit të iPhone 15.
Punonjësit në Apple Milton Keynes kanë dëgjuar nga drejtuesit se ato nuk mund të marrin leje në punë gjatë datave 15 shtator – 7 tetor 2023 (ndoshta lançimi i iPhone 15) dhe nga 2 dhjetori 2023 – fillim të janarit në vitin 2024. Të gjitha kërkesat për leje përgjatë kësaj periudhe nuk do të aprovohen nga menaxherët e dyqanit.
Apple zakonisht ndalon marrjen e lejeve për periudha kohore të caktuara që korrespondojnë me lançimin e produkteve të reja dhe gjatë festave të fundvitit, ku rritet shumë kërkesa për pajisje të reja që shërbejnë si dhurata të fundivitit. Këto lajmërime bëhen menjëherë para lançimit të produkteve të reja, mirëpo kësaj here punonjësit janë lajmëruar një vit më herët, thjesht për të qenë të sigurtë.
Menaxherët e dyqaneve tregojnë se këto instruksione vijnë nga drejtues të tjerë mbi ta në korporatën e Apple. Nuk është ende e qartë se në sa dyqane është shpërndarë ky lajmërim.