Me sa duket prodhuesit e makinave elektrike Tesla janë duke zhvilluar një smartphone të quajtur Pi Phone që pritet të revolucionarizojë botën e telefonave.
Dhe pse gjatë kohëve të fundit kanë qarkulluar shumë zëra rreth këtij smartphone-i, kompania vazhdon të ruajë sekrete të gjithë detajet mbi të. Tesla as nuk ka konfirmuar dhe as nuk ka mohuar ekzistencën e një projekti të tillë. Megjithatë ekspertët arrijnë të kuptojnë se smartphone-i i Tesla mund të publikohet për herë të parë në fund të vitit 2023 ose në 2024, me një çmim që nuk është bërë ende i ditur.
Pritet që ky smartphone i ri të integrohet me makinat elektrike Tesla mjaft mirë dhe të lejojë përdoruesit të kontrollojnë akoma më mirë makinën e tyre. Gjithashtu Pi Phone do të ketë akses të përfshirë në Starlink, duke qëndruar gjatë gjithë kohës i lidhur në internet, pa patur nevojën për aktivizimin e një numri celular.
Për më tepër smartphone i ri nga Tesla mund të jetë i ndërlidhur dhe me Neuralink, një teknologji që do të lejojë përdoruesit të kontrollojnë pajisje të ndryshme përmes çipit të implantuar në trurin e tyre.
Dhe pse përmendet shumë në raportime, do të jetë shumë e çuditshme të shohim nëse ky smartphone do të arrijë të funksionojë në Mars duke përdorur ndërlidhjen e Starlink.