Me shtimin e stacionit të ri të McMurdo në Antarktidë, SpaceX tregon se shërbimi i internetit është tashmë i aksesueshëm në të shtatë kontinentet.
Ditën e diel, CEO i SpaceX, Elon Musk konfirmoi përmes një tweet-i këtë lajm, duke thënë se shërbimi i internetit nga satelitët në orbitën e ulët është i disponueshëm në të gjithë botën.
Starlink is now active on all continents, including Antarctica https://t.co/Q1VvqV5G0i
— Elon Musk (@elonmusk) September 19, 2022
Gjatë kohëve të fundit ky shërbim u aktivizua në Afrikë, duke filluar nga Mozambiku dhe Nigeria, dhe në fund të vitit do të zgjerohet në Filipine për të mbuluar dhe pjesën juglindore të Azisë me internet. Siç tregon dhe Musk vetë, ky shërbim mund të përdoret dhe në “fundin e botës” nga shkencëtarët në Antarktidë.
NSF-supported USAP scientists in #Antarctica are over the moon! Starlink is testing polar service with a newly deployed user terminal at McMurdo Station, increasing bandwidth and connectivity for science support. pic.twitter.com/c3kLGk8XBV
— National Science Foundation (@NSF) September 14, 2022
Megjithatë shteti me sipërfaqjen më të madhe në planet, Rusia, nuk mund të përfitojë nga ky shërbim. SpaceX aktivizoi Starlink në Ukrainë që në fillimet e luftës kundër Rusisë. Me mijëra satelitë Starlink janë dërguar nga Musk në Ukrainë për të mbështetur komunikimin midis regjioneve të ndryshme. Musk tregon gjithashtu se Starlink ka arritur t’i rezistojë sulmeve kibernetike nga hakerat rusë.
Për momentin janë mbi 3,000 satelitë Starlink në orbitën e ulët, dhe SpaceX do të vazhdojë të zgjerojë numrin e tyre me disa mijëra të tjerë.