Marrëveshja, me vlerë 428 milionë paund gjatë pesë sezoneve, thuhet se është anulluar në “momentin e fundit”, mes shqetësimeve për rritjen e rregullave të kriptove. Faqja e këmbimit të kriptomonedhave ishte vendosur të zëvendësonte Gazprom pasi UEFA ndërpreu lidhjet me ofruesin rus të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë.
Gjatë viteve të fundit asetet dixhitale kanë lëvizur nga skajet e ekonomisë dhe kanë hyrë në rrjedhën kryesore, me gjithnjë e më shumë marrëveshje sponsorizimi të futbollit që po konfirmohen. Crypto.com është platforma e kriptove me rritjen më të shpejtë me më shumë se 10 milionë përdorues në mbarë botën. Faqja, e cila ka selinë globale në Singapor, ka gjithashtu marrëveshje sponsorizimi me Formula 1, Kampionatin Botëror të Hokejit dhe Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar.