LG Eletronics Inc. lajmëroi ditën e hënë se gjatë eventit gjigand të teknologjisë që do të mbahet në Berlin do të prezantojë TV me ekranin më të madh OLED në botë, duke zgjeruar kështu gamën e produkteve në segmentin premium.
LG tha se do të prezantojë një TV 97 inç OLED, ose ndryshe OLED evo Gallery Edition. Ky produkt pritet të dalë në shitje në 3 mujorin e katërt të këtij viti, i cili është sezoni më kryesor ku konsumatorët blejnë pajisje elektronike për shtëpitë.
Me prezantimin e TV më të madh në botë, tashmë LG ofron një linjë me shumë opsione madhësie, duke filluar nga 42”, 48”, 55”, 65”, 77”, 83”, 88” dhe 97”.
Pixel-at e vetëndriçuar në ekranet OLED mund të fiken individualisht, duke mundësuar avancime të tjera në teknologjinë e ekraneve si ato fleksibël apo të rrotullueshëm, tregon LG.
Në segmentin e TV premium (të cilët kushtojnë më tepër se $2,500), Samsung Electronics me shitjet e saj zë 53.6% të tregut, e cila ndiqet nga LG me 21.5% dhe Sony me 17.2%, sipas Omdia. LG tregon se 33.2% e të gjithë TV të shitur nga kompanisë janë OLED.
Për produktet më të reja nga IFA 2022, na ndiq këto ditë në Instagram pasi Geek Room dhe Neptun janë aty për të raportuar në kohë reale për të gjithë ndjekësit tanë.