Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Samsung do të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke ofruar një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet
    30 Dhjetor, 2025
    Këto janë invoacionet më të reja që mezi presim të shohim në CES 2026
    30 Dhjetor, 2025
    Teknologjia e re kineze mund të bëjë që avionët luftarakë të fuqizohen nga valët elektromagnetike
    30 Dhjetor, 2025
    Bashkë-themeluesi i WeTransfer po krijon një tjetër shërbim për ndarjen e fotove
    30 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh
    28 Dhjetor, 2025
    Xiaomi prezanton 2 modele të reja premium me një dizajn unik dhe unazë mekanike zmadhimi
    26 Dhjetor, 2025
    OnePlus prezanton një seri të re smartphone-sh gaming të quajtur Turbo
    22 Dhjetor, 2025
    Kapni çdo moment si profesionist me kamerën Galaxy
    22 Dhjetor, 2025
    Vepro më shumë, shkruaj më pak: Si Era zbuloi sekretin e produktivitetit me Galaxy S25 FE
    18 Dhjetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Aplikacioni Splat përdor AI për të shndërruar fotot tuaja në një pikturë që mund të ngjyroset nga fëmijët
    24 Dhjetor, 2025
    TikTok firmos marrëveshjen me SHBA për të shmangur një ndalim të mundshëm
    22 Dhjetor, 2025
    Rregullat e reja të lojës: Si mund të kthehet TikTok nga ‘armik’ në një aleat edukativ?
    19 Dhjetor, 2025
    Google Translate lejon përdoruesit të dëgjojnë në kufje përkthim në kohë reale
    13 Dhjetor, 2025
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Ekziston një mënyrë e thjeshtë për të testuar nëse ju vuani nga afantazia
    26 Dhjetor, 2025
    Boja e krijuar nga bakteret do të përdoret për të mbrojtur astronautët nga rrezatimi në Hënë
    22 Dhjetor, 2025
    Rreth 90% e pacientëve raportojnë ndryshime të personalitetit pas një transplanti organi
    22 Dhjetor, 2025
    Studimi zbulon se fëmijët veganë janë më të dobët dhe më të shkurtër se fëmijët që konsumojnë mish
    15 Dhjetor, 2025
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Studimet tregojnë se disa video-lojëra përmirësojnë funksionin e trurit
    26 Dhjetor, 2025
    Video-lojërat e njohura sjellin përfitime emocionale për adultët e rinj
    24 Dhjetor, 2025
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
    30 Dhjetor, 2025
    Makina e parë elektrike nga Sony dhe Honda do të lejojë pasagjerët të luajnë PS5
    28 Dhjetor, 2025
    Kia PV5 vlerësohet me dy çmime të rëndësishme: “Guinnes World Record” dhe “Furgoni i Vitit 2026”
    26 Dhjetor, 2025
    Fundi i “kaosit” me makinat kineze në Shqipëri. Çfarë duhet të dini për Ligjin e ri të Eksportit nga Kina
    23 Dhjetor, 2025
    BE do të shtyjë planet për ndalimin e makinave me motor me djegie të brendshme në vitin 2035
    13 Dhjetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
    31 Dhjetor, 2025
    Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
    31 Dhjetor, 2025
    Njerëzit që pinë ujë nga bidonat plastikë gëlltisin rreth 90,000 migrogrimca plastike më shumë çdo vit
    30 Dhjetor, 2025
    Studimi i ri zbulon impaktin e fortë psikologjik të fjalëve në një këngë
    30 Dhjetor, 2025
    Ndalimi i përdorimit të telefonave në shkollat e NYC zbulon se studentët nuk dinë të lexojnë orët analoge
    28 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Galaxy Z Flip4 & Z Fold4: Specifikat e smartphone-ve më të rinj të palosshëm nga Samsung
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Galaxy Z Flip4 & Z Fold4: Specifikat e smartphone-ve më të rinj të palosshëm nga Samsung
Mobile

Galaxy Z Flip4 & Z Fold4: Specifikat e smartphone-ve më të rinj të palosshëm nga Samsung

Last updated: 24 Gusht, 2022 11:25 am
Ndaj
8 Min lexim

Samsung krijoi pajisjet e para të palosshme dhe mbetet lider në treg, nga softueri te hardueri, dizajni e deri te shitjet. Seritë Galaxy Z janë telefonat inteligjentë më fleksibël në treg sot. Me dizajn që ndryshon formën, ekrane që të përfshijnë në zemër të përmbajtjes, veçori që lehtësojnë kryerjen e disa detyrave njëkohësisht, foto dhe video pa duar, seria Z ripërcakton telefonin inteligjent, duke ju dhënë përfitime të reja falë formës unike.

Duke vazhduar këtë traditë, më 10 gusht Samsung prezantoi gjeneratën e katërt të smartphone-ve të palosshëm: Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4.

 

2-036_product_galaxy_zfold4_graygreen_phantomblack_LI_copy.jpg

 

Ekrani dhe qëndrueshmëria

Galaxy Z Fold4 dhe Z Flip4 dallohen për ekranin unik të palosshëm Infinity Flex Display.

Ekrani kryesor i Galaxy Z Flip4 është 6,7 inç, por mund të paloset horizontalisht në gjysmë për të qenë më kompakt dhe për ta vendosur lehtësisht në xhep. Gjithashtu, ai ka një ekran të jashtëm 1.9inç me të cilin mund të  kryeni një sër funksionesh.

Ndërsa Galaxy Z Fold4 ka një ekran të gjerë 7.6 inç kur shpaloset plotësisht dhe ekran 6.2 inç kur paloset vertikalisht në gjysmë. Ai vjen me një ekran më të ndritshëm, një rifreskim adaptiv 120 Hz dhe një kamerë më pak të dukshme nën ekran(UDC) që paraqet një rregullim të ri. Ekrani i madh në Galaxy Z Fold4 krijon gjithashtu një përvojë të qetë shikimi dhe është ideal për të punuar ose luajtur. Galaxy Z Fold4 është gjithashtu i përputhshëm me S Pen, duke ju lejuar të shkruani, shënoni dhe skiconi në ekranin tuaj të palosshëm.

Z Flip4 dhe Z Fold4 janë pajisjet më të forta të palosshme ndonjëherë, falë kornizave Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ ekskluziv. Qëndrueshmëria e panelit të ekranit kryesor është përmirësuar gjithashtu falë strukturës së optimizuar të shtresës, duke ndihmuar në reduktimin e dëmtimit nga goditjet e jashtme. Për më tepër, Z Flip4 dhe Z Fold4 janë rezistente ndaj ujit pasi janë të pajisura me IPX8.

 

Performanca

Të dy smartphone-t e serisë Galaxy Z fuqizohen nga Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1, duke i bërë ata më të shpejtë se gjeneratat e mëparshme.  Gjithashtu, përdorin One UI 4.1, Android 12 i Samsung. Kjo do të thotë që ju merrni një version të personalizueshëm dhe me performancë të lartë të Android, të mbushur me një panel kontrolli të përmirësuar të privatësisë dhe një veçori Stories në aplikacionin Galeria që përpilon fotot tuaja më të mira. Galaxy Z Fold4 është i pajisur me një bateri 4,400 mAh ndërsa Galaxy Z Flip4 vjen me baterinë e zgjeruar 3,700 mAh dhe me Super Fast Charging mund ta karikoni deri në 50 për qind për rreth 30 minuta.

Vlen për tu theksuar se Galaxy Z Fold4 është pajisja e parë që vjen me Android 12L, një version i veçantë i Android i krijuar nga Google për eksperienca me ekran të madh, përfshirë pajisjet e palosshme. Për më tepër ai është optimizuar për tju ndihmuar të jeni më produktiv dhe të kryeni disa detyra njëkohësisht. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Gjithashtu, Samsung ka vazhduar bashkëpunimin me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur. Chrome dhe Gmail mbështetin funksionalitetin drag-and-drop për të dërguar skedarë apo lidhje ndërsa Outlook ka një pamje të përshtatur për ekranet e mëdha.

 

1-051_hands-on_galaxy_zflip4_borapurple_buds2pro_borapurple_LI_copy.jpg

 

Kamera

Galaxy Z Fold4 tani ka një kamerë kryesore të përmirësuar 50MP dhe sensorin e zmadhimit 10MP 3x. Me pikselë më të mëdhenj dhe sensorë 23% më të ndritshëm, përdoruesit mund të kenë gjithmonë ndriçimin më të mirë edhe gjatë natës. Forma e tij fleksibël është një avantazh i shtuar. Mund të përdorni hartën e zmadhimit më të madh brenda Capture View për të parë qartë se çfarë po shkrepni në ekranin e madh. Ose mund të bëni selfie me rezolucion të lartë me kamerën kryesore duke përdorur Rear Cam Selfie.

Një nga veçoritë kryesore të Galaxy Z Flip4 është FlexCam, perfekt për të xhiruar video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht smartphone-n. Falë partneritetit të Samsung me Meta, FlexCam është optimizuar për platformat më të njohura sociale, duke përfshirë Instagram, WhatsApp dhe Facebook.  Për më tepër, mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore falë Quick Shot të përmirësuar. Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon. Gjithashtu, Galaxy Z Flip4 vjen me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor 65% më të ndritshëm të mundësuar nga platforma celulare Snapdragon® 8+ Gen 1 për foto dhe video më të qarta – ditën ose natën.

Vlen për tu përmendur lidhja që kanë këto smartphone me të gjithë ekosistemin Galaxy duke përfshirë dhe pajisjet e prezantuar së fundmi Galaxy Watch5, Watch5 Pro, Buds2 Pro dhe jo vetëm. Nëse jeni duke përdorur Galaxy Buds2 Pro e ju duhet t’i përgjigjeni një telefonate urgjente ndërsa shijoni një seancë lojrash ose një film në tabletin tuaj, Buds2 Pro mund të ndërrojë pa probleme lidhjen audio me smartphone-n tuaj me një prekje të gishtit. Gjithashtu, Smart Switch e bën të thjeshtë kalimin nga telefoni juaj në Galaxy Z Flip4 ose Z Fold4 — edhe nëse nuk keni tashmë një Samsung Galaxy. Në vetëm disa hapa ai transferon fotot, tekstet, të dhënat tuaja dhe më shumë.

 

Galaxy-Z-Flip4-Z-Fold4-Pre-order_copy.jpg

 

Klientët që porosisin paraprakisht smartphone-t e rinj Galaxy Z do të përfitojnë zbritje në shumën 23 000 lekë me blerjen e Galaxy Z Fold4 ose 17 500 lekë me blerjen e Galaxy Z Flip4. Gjithashtu, do përfitojnë siguracionin e ekranit të brendshëm të pajisjes që mbulon një dëmtim të ndodhur brenda një viti nga blerja e pajisjes. Promocioni zgjat deri në 25 gusht 2022. Për më shumë informacion mbi promocionet vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-z-fold4-z-flip4 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Google do të modifikojë algoritmet e kërkimit për t’u përballur me titujt “clickbait”
Tjetra Monitori i parë i lojrave OLED i Samsung nuk ka nevojë për një PC ose konsolë

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Në 2026 NASA do të realizojë një mision unik për të shpëtuar një teleskop të destinuar për t’u përplasur në Tokë
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Astronautët e NASA do të fluturojnë sërish përreth Hënës në vitin 2026
Entertainment
31 Dhjetor, 2025
Njihuni me teknologjinë që do të ndryshojë jetën tuaj në 2026
Tech
31 Dhjetor, 2025
Nga Poli i Veriut në Tiranë: Mektrin sjell Babagjyshin në rrugët e Tiranës
Cars
30 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Gjithçka që dimë rreth iPhone 16

1 Korrik, 2024
Mobile

Përse iPhone-t janë më të shtrenjtë se smartphone-t Android?

15 Nëntor, 2022
Mobile

Apple do të vendosë standarde të reja teknologjie me pajisjen e re të palosshme

10 Maj, 2025
Mobile

Google Pixel 6a aprovohet nga FCC disa javë para lançimit

13 Prill, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?