Ndoshta ju mund të keni dëgjuar në lajme për vizitën e Nancy Pelosi, folëses së US House of Representatives, në Taivan për shkak të rritjes së tensioneve midis Taivanit dhe Kinës. Mirëpo ky tensionim midis dy shteteve prek dhe interesat e Apple.
Siç dihet, Apple është një ndër klientët më të mëdhenj të TSMC, dhe kompania i transporton proçesorët e prodhuar në Pegatron në Kinë ku iPhone-t montohen. Normalisht, mbi proçesorët do të shkruhet dhe “Made in Taiwan” si për çdo produkt tjetër që prodhohet në këtë vend.
Mirëpo me rritjen e tensioneve, Partia Komuniste e Kinës ka vendosur një rregull të ri që ndalon përmendjen e fjalës “Taiwan” apo “Republic of China” në dokumentet e transportimit.
Kjo gjë mund të bëjë që disa prej këtyre produkteve, ose të gjitha, të rikthehen në Taivan duke vonuar kështu proçesin e prodhimit të iPhone-ve. Për të përkeqësuar akoma dhe më shumë situatën, zëvëndës presidenti i Pegatron dhe drejtuesit ekzekutivë të TSMC janë parë ndërkohë që takoheshin me Pelosi, dhe kjo gjë mund të nisë një lufte tregtie akoma më të ashpër midis Partisë Komuniste të Kinës dhe Taivanit.
Ky veprim do të sillte humbje shumë të konsiderueshme për Apple dhe shumë kompani të tjera nga SHBA. Apple ka nisur menjëherë diskutimet me partnerët taivanezë dhe ka kërkuar që të gjitha shkrimet “Made in Taiwan” apo “Republic of China” të fshihen ose të zëvëndësohen.
Article by: Brenton Benja