Versioni i parë publik beta i OneUI 5.0 pritej të publikohej në korrik, mirëpo me sa duket pati një vonesë të vogël. Tashmë ky update po vjen në të gjitha pajisjet e serisë Galaxy S22 në Gjermani. Versioni firmëare ëshët S90xBXXU2ZHV4.
One UI 5.0 sjell shërbime të reja që janë pjesë e Android 13, së bashku me disa personalizime nga Samsung. Eksperienca e përdorimit do të përmirësohet akoma më tepër nga animacionet fluide dhe qendra e ridizenjuar e njoftimeve. Në galeri do të aktivizohet Optical Character Recognition, duke ju lejuar të kopjoni tekste nga fotografitë.
Në changelog (me të vërtetë shumë të gjatë) përmenden gjëra të ndryshme si gjestet për split-screen multitasking, widgets të mbivendosura, opsione për të filtruar njoftimet nga aplikacionet “e zhurmshme”, përmirësim i zërit dhe i dridhjes, kërkim më i thjeshtë në My Documents, shërbime të reja për Bixby Routines, emoji të reja plus opsioni për të krijuar video me 2 emoji e shumë shërbime të tjera.
Gjithashtu shumë nga aplikacionet e vetë Samsung, si Samsung Internet, Health, Pay, Members, Store apo SmartThings janë update-uar. Versioni i qëndrueshëm i OneUI 5.0 pritet të publikohet në tetor, megjithatë ne do të dëgjojmë më tepër rreth tij gjatë javës së ardhshme në Galaxy Unpacked.