Pas 1 viti pilotët luftarakë do të nisin të fluturojnë me helmeta me teknologji AR të cilat mund të krijojnë pamje imagjinare të armiqve duke nisur stërvitjen e pilotëve. Për herë të parë pilotët do të ngrihen në ajër dhe do të praktikojnë manovrimin kundër mjeteve fluturuese tepër të avancuara ruse apo kineze.
Inteligjenca artificiale është gjithashtu një pjesë e investimit prej miliarda dollarësh të ushtrisë amerikane. Zgjidhjet për trajnimin e pilotëve, e krijuar nga startup-i i teknologjisë Red6, do të instalohet në forcat ajrore si pjesë e kontratës së parë prej $70 milionë. Kompania dhe ish zyrtarë të lartë të ushtrisë tregojnë se kjo teknologji do të jetë e sigurtë, e lirë dhe realistike në mënyrë që pilotët amerikanë të jenë të përgatitur për t’u përballur me pilotët më të mirë në botë.
“Më mirë, më shpejt dhe më lirë.” tha Daniel Robinson, themelues dhe CEO i Red6. “Kjo është mënyra se si ne do të stërvisim pilotët në të ardhmen.”
Prej disa dekadash, mënyra se si SHBA i trajnojnë pilotët luftarakë ka ndyshuar shumë pak. Komponenti më i rëndësishëm i stërvitjes është imitimi i betejës. Për të bërë një gjë të tillë, ushtria ofron një kombinim të simulatorëve të fluturimit me fluturimin aktual për të përmirësuar aftësitë e pilotëve.
Article by Brenton Benja