Për herë të parë në International Space Station pritet të testohet një kriurg robotik i cili një ditë do të mund të kryejë operacione në humanët që ndodhen në hapësirë. Pas shumë vitesh suporti dhe sponsorizimi nga NASA, shkencëtarët në Nebraska kanë zhvilluar robotin e quajtur MIRA, shkurtimi i Miniaturizes In Vivo Robotic Assistant.
Në vitin 2024 një miniaturë e kirurgut robotik do të niset drejt stacionit hapësinor, ku ai do të demonstrojë aftësitë e tij për të prerë një ind të stimuluar. Shkencëtarët besojnë se një ditë ky robot do të jetë në gjendje të kryejë një operacion si apandesiti gjatë një misioni në Mars, apo të heqë copëzat e mbetura në ushtarët e plagosur nga një shpërthim me mijëra metra larg.
MIRA është krijuar nga Shane Farritor, një profesor në College of Engineering. Në prill, NASA lajmëroi se do të dhuronte $100,000 për këtë universitet në mënyrë që ato të përgatisnin robotin për një mision testues në 2024.
“NASA ka qenë prej shumë kohësh një mbështetës i këtij studimi, dhe roboti ynë do të ketë një shanc për të fluturuar në International Space Station.” tha profesor Farritor.
MIRA peshon vetëm 1kg dhe përbëhet thjesht nga një cilindër robotik me dy dhëmbëza të lëvizshëm në pjesën e poshtme.