Klientët nga SHBA kanë shpenzuar më pak në video-lojra gjatë këtij viti dhe këto shpenzime nuk i kanë kaluar $1.78 miliardë në 3 mujorin e dytë. Këto zbulime ndiqen nga raportimet e Microsoft dhe Sony për një rënie të fitimeve në sektorin e lojrave ndërkohë që pandemia ka nisur të ngadalësohet.
Sony paralajmëroi një ulje të fitimeve të PlayStation më herët gjatë kësaj jave passi pa që shitjet e software të lojrave ranë me 26% gjatë këtij viti. Sony fajësoi mungesën e lojrave të reja të mëdha në PlayStation Store dhe shpenzimin e më pak kohe në konsola nga klientët. Shitjet e konsolave të Xbox ranë me 11% gjatë këtij viti së bashku me një ulje me 7% në fitime të përgjithshme nga sektori i video-lojrave.
Nintendo ende nuk ka publikuar fitimet e 3 mujorit të parë, mirëpo kompania ka parashikuar që këtë vit mund të shesë 21 milionë konsola Switch, ndërkohë që vitin e kaluar u shitën 23.1 milionë.
Me shpenzimet që kanë nisur të ulen nga ana e klientëve, planet e abonimit ishin të vetmet segmente me fitime pozitive. Shitjet e hardware u drejtuan nga Nintendo Switch në 3 mujorin e dytë sipas NPD, me PS5 që gjeneroi fitimet më të mëdha nga këto shitje.