Galaxy Z Flip 3 ishte një pajisje shumë e pëlqyer nga përdoruesit gjatë vitit të kaluar falë dizajnit të veçantë të tij dhe çmimit të përballueshëm. Këtë vit, për ta bërë smartphone-in dhe më tërheqës, Samsung ka menduar të sjellë 70 kombinime ngjyrash të ndryshme në versionin e update-uar Z Flip 4.
Galaxy Z Flip 4 pritet të lançohet zyrtarisht në datën 10 gusht së bashku me Z Fold 4 dhe serinë Galaxy Watch 5. Mirëpo pak më herët lançimit Samsung publikoi aksidentalisht një listë të plotë me kombinimet e ngjyrave në website-in e e Samsung në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë listë ne mund të shikojmë që opsionet primare të ngjyrave të Galaxy Z Flip 4 do të jenë: Blue, Bora Purple, Graphite dhe Pink Gold. Kjo listë konfirmon gjithashtu se do të shiten vetëm dy opsione me storage 128GB dhe 256GB.
Mirëpo gjëja më interesante këtu është versioni “Bespoke” i Samsung për Galaxy Z Flip 4, i cili e çon numrin total të kombinimit të ngjyrave në 70 të tilla.
Për trupin e aluminit, Samsung do të ofrojë ngjyrat: Black, Silver dhe Gold, të cilat mund të kombinohen me 5 opsione të ndryshme ngjyrash: Green, Navy, Red, Yellow, White.
Këto ngjyra mund të aplikohen si në pjesën e sipërme dhe atë të poshtme. Për çdo ngjyrë të trupit të aluminit ekzistojnë 23 kombinime të ndryshme.