Loja e shahut midis njerëzve është një lojë e mendimit strategjik, përqëndrimit dhe lëvizjeve intelektuale, ndërkohë që dhuna nuk është e përfshirë. Mirëpo nuk mund të themi do të njejtën gjë për makineritë.
Javën e kaluar sipas mediave ruse, një robot shahu duket se u çorientua nga lëvizjet e shpejta të kundërshtarit 7 vjeçar dhe dhe në mënyrë të papritur kapi gishtin e tij dhe e theu atë gjatë ndeshjes së Moscow Open.
“Roboti theu gishtin e fëmijës.” tha Sergey Lazarez, presidenti i Moscow Chess Federation. “Sigurisht kjo ngjarje është e shëmtuar.” shtoi ai.
Video e incidentit të 19 korrikut u publikua nga kanali në telegram Baza ku tregohet gishti i djalit ndërkohë që tërhiqet nga krahu robotik për disa sekonda para se një grua dhe 3 burra nxitojnë për të liruar gishtin e djalit.
“Kur ndeshesh me një robot, ka disa rregulla të veçanta, dhe me sa duket djali i theu këto rregulla. Kur ai bëri lëvizjen e tij, nuk e kuptoi se duhet të priste që makineria të bënte lëvizjen e saj dhe jo të ndërhynte. Ky është një rast shumë i rrallë, hera e parë që një gjë e tillë ndodh.” tha Sergey Smagin, zëvëndës president i MCF.
Djali që sfidoi makinerinë cilësohej si një ndër top 30 lojtarët rusë në shah në kategorinë nën 9 vjeç.