Shakaja e një komediani, i cili tregoi se astronautët janë këshilluar të mos luajnë shumë me “raketat” e tyre në hapëirë në mënyrë që të mos lënë shtatzënë femrat në ekuipazh, është shndërruar në një video virale në internet.
Ky sugjerim i çuditshëm në lidhje me dënimin e vetë-kënaqësisë në hapësirë erdhi nga një episode në podcast-in e Conan O’Brien të titulluar: “Space Porn” (4:49). Në këtë episod është i ftuar Smythe Mulikan, një inxhinier mekanik që punon për NASA.
Gjatë podcast-it, Conan pyet Mulikan nëse ai ka parë ndonjëherë video +18 në International Space Station, të cilës ai i përgjigjet: “Jo.” Më pas komediani Matt Gourley tha me shaka se 3 astronaute femra mund të mbesin shtatzënë në të njejtën kohë nëse astronautët do të masturboheshin në hapësirë.
Conan përgjigjet: “Sepse sperma fluturon përreth?”
Gourley thotë: “Uh-huh. Dhe e gjen rrugën e tij.”
Sona Movesian shton: “Dhe vajzat janë të gjitha të zhveshura?”
Dhe Gourley përgjigjet: “ Është një pornografi hapësire.”
NASA ka konfirmuar gjithashtu se do të nisë studimin e mënyrës se si seksi në hapësirë mund të ndikojë në misionet e ardhshme në Hënë apo Mars. Akademikët nga Concordia Uni në Montreal thonë se një studim i tillë është i rëndësishëm për suksesin e misioneve të thella hapësinore.