Lord of the Rings: The Rings of Power është rifreskuar tashmë me një trailer të ri. San Diego Comic-Con ka prezantuar pamjet më të reja nga filmi më i ri i serisë në Prime Video që zhvillohen me mijëra vite para Lord of the Rings, gjatë Epokës së Dytë në historinë e Tokës së mesme. Klipi 3 minuta i gjatë përfshin ngjatje fantastike dhe pamje mahnitëse.
“Duke nisur nga një kohë paqeje relative, kjo seri ndjek një tërësi personazhesh të rinj dhe të vjetër, të cilët përballen me rishfaqjen e së keqes nga Toka e mesme. Nga thellësitë më të errta të Maleve të Mjegullta, në pyjet më madhështore të kryeqendrës së elfëve, Lindon, në mbretërinë mahnitëse të ishullit Numenor e në cepat më të largët të hartës, këto mbretëri dhe karaktere do të krijojnë një trashëgimi që do të jetojë për shumë vite pasi ato të jenë larguar.” tregohet në videon më të re.
Ky shoë do të jetë i disponueshëm në Prime Video duke nisur nga 2 shtatori, duke sfiduar kështu një tjetër prezantim epik, pasi House of the Dragon nga Game of Thrones do të debutojë në datën 21 gusht.