Tregu i kriptomonedhave mund të jetë në periudhën e saj më të keqe për momentin, mirëpo kjo gjë nuk po ndryshon vendimin e kompanive të mëdha teknologjike për t’u përfshirë sa më tepër në këtë treg, në rast se gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës.
Një zhvillim të tillë po bën dhe Snapchat, që po planifikon të shtojë NFTs në platformë në formën e filtrave AR. Sipas një raporti nga Financial Times, kompania pritet të nisë këtë eksperiment me një ekip të limituar krijuesish gjatë muajit gusht. Në këtë testim, artistët do të jenë në gjendje të krijojnë NFT të reja nga platformat e tjera dhe t’i importojnë ato në Snapchat si Lenses.
Mendohet se Snapchat nuk do të përfitojë para nga krijuesit për të reklamuar NFT e tyre, në mënyrë të njejtë me Instagram, Twitter dhe Facebook. Në fakt kompania po mendon për mënyra se si krijuesit mund të monetizojnë punën e tyre.
Rrjetet sociale të ndryshme kanë menduar për mënyra të ndryshme për përfshirjen e NFTs në platformat e tyre. Twitter ishte rrjeti social i parë i cili pranoi NFT në platformën e saj, duke lejuar të gjithë përdoruesit premium të përdorin NFT e tyre si një avatar.
Gjithashtu dhe Instagram tregoi se do të lejojë një grup të vogël krijuesish të testojnë shpërndarjen e NFT në Feeds, Stories apo Messages.