Fizikantët kanë arritur të zbulojnë se jashtëtokësorët mund të dërgojnë mesazhe në hapësirë duke përdorur komunikimin kuantik.
Ekipi i studiuesve nga University of Edinburgh bënë disa përllogaritje të lëvizjeve të rrezeve X në boshllëkun e hapësirës për të parë nëse ato do të përballeshin me ndonjë pengesë në studimin e ri.
Grimcat kunatike, si fotonet e dritës, janë tepër delikate dhe mund të ngecin nëse hasen me një lloj interference si fusha gravitacionale. Megjithatë më vonë u zbulua se grimcat mund t’i mbijetojnë udhëtimit prej qindra mijëra vitesh dritë, një distancë shumë herë më e gjërë se galaksia e Rrugës së Qumshtit.
Përgjatë viteve të fundit, shkencëtarët në të gjithë botën janë munduar për të përdorur komunikimin kuantik në Tokë. Këto sisteme komunikimi janë shumë herë më të shpejta dhe më të sigurta se rrjetet e rregullta pasi ato përdorin fotone në vend të kodeve kompjuterike (të cilat mund të hakohen).
Besohet se kjo teknologji do të ofrojë një internet “të pahakueshëm me shpejtësi të lartë” në të ardhmen. Megjithatë, problemi kryesor me komunikimin kuantik është shkalla e prekshmërisë nga “dekoherenca”, ku grimcat kuantike humbasin disa ose të gjitha karakteristikat e tyre kur ndërveprojnë me ambientin.
Zbulimet u publikuan muajin e kaluar në Physical Review D, dhe shkencëtarët i përshkruajnë llogaritjet e tyre si një provë se grimcat kuantike mund të përdoren për të komunikuar në distanca shumë të mëdha.