Shkencëtarët kanë zhvilluar për herë të parë një metodë të re trajtimi për kancerin, e cila përdor dritën për të vrarë qelizat kanceroze.
Në rastin e fotoimunoterapisë – përdorimi i dritës për të ndihmuar sistemin imun të një personi për të luftuar kundër kancerit – drita mund të jetë një burim jete për pacientin dhe vdekje për qelizat kanceroze.
Një ekip shkencëtarësh evropianë bashkuan dituritë e tyre për të dizenjuar këtë metodë të re trajtimi, e cila funksionon duke kombinuar një bojë speciale fluoreshente me një përbërje që shkon drejt qelizave të kancerit.
Më pas nëse trupi do të ndriçohet, përbërjet e fiksuara në qelizat e kancerit fillojnë të ndriçojnë, duke ndihmuar kirurgët të heqin dhe pjesët më pak të dukshme të tumorit, të cilat zbulohen me vështirësi me teknikat ekzistuese.
Gjithashtu kirurgu do të ndriçojë dritë infra të kuqe, duke kthyer përbërjen fluoreshente në një vrasëse të tumorit duke vrarë të gjitha qelizat e dëmshme të mbetura. Testimi i kësaj terapi u zhvillua mbi disa minj me një formë tepër agresive të kancerit të trurit të quajtur glioblastoma.
Zbulimet treguan se tek minjtë u panë shenja mjaft të qarta të vdekjes së tumorit vetëm 1 orë pas ekspozimit ndaj rrezeve infra të kuqe. Shkencëtarët shpresojnë se rezultatet do të jenë të suksesshme dhe pas testimit tek humanët.