Sipas një raportimi nga Insider, Elon Musk është babai i 2 fëmijëve binjakë me drejtuesen e lartë të Neuralink, Shivon Zilis. Insider publikoi një dokument gjyqsëor të muajit maj ku Zilis dhe Musk kërkuan të bënin një ndryshim në emrin e fëmijëve, të cilët do të mbajnë mbiemrin e Musk, ndërkohë që mbiemri i mamasë të vendoset si emër i mesëm.
Si duket, për t’iu përgjigjur këtyre raportimeve, Musk shkoi menjëherë në Twitter dhe shkruajti: “Duke bërë më të mirën që mundem për të ndihmuar krizën e nënpopullimit. Shkalla në rënie e lindjeve është rreziku më i madh me të cilin civilizimi po përballet. Mbajini shënim fjalët e mia, ato janë për fat të keq të vërteta.”
Mark my words, they are sadly true
— Elon Musk (@elonmusk) July 7, 2022
Sipas faqjes në LinkedIn, Zilis është diplomuar në universitetin Yale dhe ka punuar tek Neuralink që nga viti 2017. Ajo ka punuar gjithashtu në Tesla Motors nga 2017-2019 në AI për Autopilot dhe në OpenAI në 2016, një grup sigurie jofitimprurës i cili u themelua me ndihmën e Musk.
Në prill të këtij viti u bë e ditur se Musk u bë me një fëmijë të dytë me ish partneren Grimes, të quajtur Exa Dark Sideræl.
Deri më tani Elon Musk ka patur 10 fëmijë, ku njëri prej tyre ka vdekur gjatë 10 javëve të para të jetës.