Turkish Airlines ka bërë një ribrandim të kompanisë, dhe tashmë do të quhet Türkiye Hava Yolları, sipas deklaratës së presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Kjo lëvizje është pjesë e qëllimeve të shtetit të Turqisë për t’u njohur ndërkombtarisht si “Türkiye”, mënyra ekzakte se si shkruhet dhe shqiptohet emri i shtetit në turqisht.
“Turqia nuk ekziston më. Shteti quhet Türkiye.” tha Erdogan gjatë ceremonisë së lançimit të një sateliti të ri komunikimi. “Türkiye Hava Yollari do të shkruhet tashmë në trupat e të gjithë aeroplanëve tanë në vend të Turkish Airlines.” shtoi ai.
Përse Türkiye po ndryshon emrin?
Qeveria e Erdogan tregon se emri “Türkiye” përfaqëson më mirë kulturën dhe vlerat turke – dhe pse disa persona kanë sugjeruar se kjo është një tentativë për të diferencuar shtetin nga fjala “turkey” (gjel) në anglisht.
Shteti turk u vetëquajt Türkiye në 1923, pas deklaratës së pavarësisë. Në dhjetor të vitit 2021, Erdogan urdhëroi përdorimin e mbishkrimit “Made in Türkiye” në të gjitha eksportet turke.
Sektori i turizmit ka qenë dhe mbetet në ballë të këtij ribrandimi. Më herët gjatë këtij viti qeveria turke publikoi një video promocionale në të cilën shfaqeshin turistë nga e gjithë bota që thonin “Hello Türkiye” nga destinacionet e famshme.
Gjithashtu Kombet e Bashkuara dhe NATO kanë nisur të zëvëndësojnë “Turkey” me “Türkiye” gjatë këtij viti.