Samsung SDI me sa duket po përgatitet të nisë një linjë të re prodhimi për të krijuar qelizat e baterive 4680 që përdoren nga Tesla. Në këtë mënyrë Samsung mund të jetë furnizuesi i tretë i Tesla për formatin e ri të baterive.
Kjo u bë e ditur përmes një raportimi nga TheElec, e cila zbuon gjithashtu se Samsung SDI po përgatitet të testojë prodhimin dhe të disa qelizave baterie pak më të shkurtra për BMW.
Samsung ka si qëllim që linjat e reja të prodhimit të kenë një kapacitet nën 1GWh, por do të rrisë disa herë këtë kapacitet nëse prodhimi i qelizave të baterive është i suksesshëm, pasi Tesla bëri të qartë se do të blejë të gjitha qelizat e baterisë të prodhuara.
Tesla gjithashtu po mundohet të krijojë vetë qelizat e baterive 4680, por nuk kanë shumë eksperiencë në krijimin e tyre dhe po hasen me probleme që ndalojnë prodhimin. Kompania planifikon që të mbështetet në bateritë e krijuara nga fabrikat e saja së bashku me furnizimin nga kompanitë e tjera të cilat do të krijojnë këtë format që do të përdoret në makinat e ardhshme të Tesla si Cybertruck.
Panasonic besohet të jetë kompania kryesore që do të furnizojë Tesla-n me bateri. Gjithashtu LG Energy Solutions kanë investuar $450 milionë për të prodhuar qelizat e baterive 4680.