Nëse ju e vendosni smartphone-in tuaj në silent mode me qëllimin për t’u qetësuar, ndoshta do t’ju duhet të mendoni sërisht pasi të keni parë rezultatet e këtij studimi.
Sipas studimit të ri të publikuar në Computers in Human Behavior, ulja e zërit të telefonit mund të ketë efektin e kundërt tek ju.
Në këtë studim u analizuan të dhënat nga Screen Time të 138 përdoruesve të iPhone, duke shikuar specifikisht cilësimet e ziles. Pothuajse gjysma e aplikantëve mbajtën zilen aktive në smartphone-in e tyre për 4 ditë rresht, ndërkohë që 42% e personave e lanë atë me dridhje, dhe 8.7% e vendosën në silent mode.
Në kundërshtim me atë që besohej, me sa duket lënia në silent mode e telefonit tuaj nuk ofron zgjidhjen e duhur për personat që dëshirojnë të pushojnë. Në këtë studim, personat që përdorën silent mode shpenzuan kohën më të madhe në rrjetet sociale dhe ndezën smartphone-in e tyre për të parë nëse kanë një njoftim të ri më shpesh se personat e tjerë.
Gjithashtu personat që vuajnë nga FOMO (fear of missing out) kanë një tendencë më të madhe për të qëndruar më gjatë në smartphone dhe për t’u ndier më tepër të stresuar kur smartphone-i i tyre është në silent mode.
Studimi zbuloi gjithashtu se modaliteti “do not disturb” mund të japë efekt të kundërt tek këta persona.