Një robot që ka formën e peshkut dhe që do të mund të mbledhë copëzat e vogla të mbetjeve plastike është zhvilluar nga një shkencëtar në Sichuan University, Kinë. Ky robot përdor dritën e emëtuar nga një lazer për të lëvizur bishtin dhe një trup që tërheq molekulat e gjetura në mikroplastikat, duke i bërë ato që të ngjiten në trupin e peshkut.
Sigurisht që peshku-robot është inspiruar nga peshku i vërtetë, pasi trupi i tij lëviz në mënyrë të ngjashme me një peshk. Tashmë që ekipi ka provuar se ky koncept funksionon, ato do të vazhdojnë më tej me zhvillimin e aftësive për të notuar në thellësi më të mëdha dhe për të grumbulluar më tepër mikroplastika nga oqeani.
Të gjitha produktet që përmbajnë plastikë mund të çlirojnë sasi mikroskopike mbetjesh plastike që depozitohen në shtratin e oqeanit. Ato mund të ngatërrohen me ushqimin nga kafshë të ndryshme dhe të ngecin në traktin tretës të tyre, gjë që çon në ngordhjen nga uria.
Peshku-robot është vetëm 15mm i gjatë, dhe dizajni i lehtë i tij mundëson notimin në të gjithë drejtimet. Falë përmbajtjes në trupin e saj të molekulave të ngarkuara negativisht, peshku-robot tërheq copëzat mikroplastike që kanë një ngarkesë pozitive.