Startup-i Venus Aerospace ka prezantuar konceptin e tij të ri të një avioni privat që do të transportojë pasagjerët në çdo vend të botës në vetëm 1 orë. Kompania tregon se ky avion hipersonik, i quajtur “Stargazer”, do të bëjë të mundur fluturimin global brenda 1 ore.
Përmes një deklarate për shtyp u bë e ditur se kompania u mbështet nga $1 milionë të siguruara nga fondi i qeversië, së bashku me $33 milionë të tjera të grumbulluara nga investitorë privatë. Avioni hipersonik pritet të arrijë shpejtësinë Mach 9, ekuivalente me 9 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Për referencë, avionët hipersonikë të përdorur nga ushtritë udhëtojnë në shpejtësinë Mach 5.
Ekipi i Venus Vehicle Engineering ka punuar mbi këtë prototip që nga viti 2020, dhe vetëm tani ato arritën të krijonin “aeroplanin e parë që mund të fluturojë në shpejtësi hipersonike në skajet e atmosferës”. “Ky aeroplan do të mund të niset nga LA dhe të arrijë në Tokyo në vetëm 1 orë, dhe më pas ju mund të ktheheni sërisht në shtëpi për të ngrënë darkë.” shtoi ekipi.
Avioni aktualisht është dizenjuar që të mbajë 12 pasagjerë dhe të udhëtojë në lartësi prej 51.8 kilometrash. Pritet që nga kjo lartësi pasagjerët të jenë në gjendje të shikojnë harkun e planetit.
Fillimisht testimi do të kryhet përmes një droni me madhësi më të vogël, më pas testimi i parë i avionit pritet të kryhet në fillim të vitit 2025.