Një memo e brendshme nga Amazon e bërë leak tregon detajet se si kompania është e shqetësuar rreth gjetjes së personave të rinj për të punësuar në magazinat e saj. Kjo memo është bërë publike nga Recode, pjesë e Vox Media, e cila nëpërmjet një artikulli analizon krizën e punonjësve në Amazon.
Në këtë memo shkruhet: “Nëse ne vazhdojmë të funksionojmë me të njejtin hap, Amazon nuk do të ketë më persona për të punësuar në magazinat e tyre në rrjetin amerikan deri në vitin 2024.”
Një ish-menaxher i magazinave tha se shqetësimi i kompanisë është mjaft i vërtetë, madje shtoi: “Ato janë aq të shqetësuar nga humbja e punonjësve sa që tërhoqën të gjitha politikat që ne si menaxherë kishim vendosur. Gjatë kësaj kohe ne bënim shaka me njëri-tjetrin duke thënë se nuk kishte rëndësi se sa herë ankoheshim për një punonjës, sepse ne e dimë që HR nuk do ta merrte parasysh.”
Menaxherë të ndryshëm tregojnë se është pothuajse e pamundur të pushohesh nga puna për momentin nga Amazon. Megjithatë mendohet se kjo memo ka qenë e pranishme që nga gjysma e vitit 2021. Që nga ajo kohë aktiviteti i biznesit është lehtësuar disi. Analistët e Wall Street treguan se nga raportimet e fitimeve të 3-mujorit të parë të 2022 Amazon nuk ka arritur rezultatet e pritura.
Gjithashtu raportime të tjera tregojnë se aktualisht Amazon ka më shumë punonjës seç nevojiten, pasi kanë ndaluar planet për zgjerim.