Nëse ju po mendonit të nisnit minimin e kriptomonedhës Ethereum si një mundësi të re përfitimi parash, kjo nuk është koha e duhur, pasi nuk do të keni asnjë përfitim.
Sigurisht ka disa përjashtime, (si në rastin kur energjia juaj elektrike sigurohet nga energjitë e rigjenerueshme) megjithatë për përdoruesit mesatar nuk do të ketë përfitim në minimin e Ethereum, pasi vetëm kosto e elektricitetit do të jetë më e lartë se shifra e kriptomonedhës që ju keni përfituar.
Tregu i kriptomonedhave ka qenë në një rënie të vazhdueshme përgjatë kohëve të fundit dhe vlera e tyre ka rënë nga $2.8 trilionë gjatë nëntorit të vitit të kaluar në $945 milionë, sipas CoinMarketCap.
Një muaj më parë, 1ETH kishte vlerë $2,100. Një javë më parë vlera ran ë $1,800, mirëpo tashmë vlera e saj është pothuajse përgjysmuar, dhe këmbehet për $1,078. Këto janë rënie të mëdha, duke konsideruar që në kohën e saj më të mirë vlera e 1ETH ishte $4,900.
Operacionet më të mëdha të minimit të kriptomonedhave zakonisht lokalizohen në vende ku pronarët paguajnë një tarifë më të ulët se mesatarja për elektricitetin, dhe kjo është arsyeja kryesore se përse ato arrijnë të gjenerojnë përfitimie, megjithatë në këto kohë përfitimet e tyre janë shumë më të ulëta krahasuar me disa muaj më parë.