SpaceX ka pushuar nga puna disa punonjës të cilët morën pjesë në shkruajtjen dhe shpërndarjen e letrës ku kritikonin sjelljen e CEO-s Elon Musk. Nga ana tjetër presidenti i kompanisë e quajti këtë letër një “aktivizëm i tejkaluar”.
Në letrën e hapur lexoheshin ankesat e punonjësve në lidhje me sjelljen e Elon Musk si “një burim frekuent i shpërqëndrimit dhe turpërimit për ne, sidomos gjatë javëve të fundit”. Në të citohet gjithashtu politika “No Asshole” e SpaceX dhe kërkohet që kompania të adresojë publikisht dhe të dënojë sjelljen e dëmshme të Musk në Twitter.
“Si CEO dhe zëdhënësi ynë më i shquar, Elon shikohet si fytyra e SpaceX – çdo tweet që Elon publikon është një deklaratë publike në emër të kompanisë. Është tepër e rëndësishme të sqarojmë për ekipet tona dhe për talentët tanë se mesazhet e tij nuk reflektojnë punën, misionin apo vlerat tona.” thanë personat që morrën pjesë në shkruajtjen e letrës.
Megjithatë, pas publikimit të letrës këta persona u lajmëruan përmes një email-i nga presidentja e SpaceX, Gwyne Shotwell ditën e enjte pasdite se ishin pushuar nga puna. Në email-in e Shotwell lexohej se SpaceX kishte ndërprerë kontratën e të gjithë personave të përfshirë në këtë letër.
“Kjo letër I bëri punonjësit të ndiheshin tepër të pakënaqur, të bullizuar dhe të frikësuar ose të mërzitur pasi kjo letër i vuri në presion të firmosnin për diçka që nuk reflektonte mendimet e tyre.” shkruajti Shotwell.
Në fund të kësaj faqeje mund të lexoni një kopje të letrës publike të shkruar nga punonjësit.