Geek Room së bashku me Vodafone do të jenë të pranishëm në një ndër eventet më të mëdha të teknologjisë në botë, VivaTech 2022, për t’ju njohur me projektet më të reja që do të prezantohen.
Një ndër këto projekte shumë interesante do të jetë dhe makina koncept Renault Scenic Vision. Makina është ndërtuar mbi një arkitekturë tërësisht të re e cila është dizenjuar për t’ju përshtatur të gjithë përdoruesve duke siguruar komfortin dhe sigurinë maksimale.
Një ndryshim kryesor në këtë projekt është rritja e shikueshmërisë në ekranin qëndror me 24%. Për të siguruar këtë shikueshmëri të rritur, Renault Scenic Vision vjen me një ekran tepër të madh të vendosur në pjesën ku fshirësja e xhamave mbështet shumë pranë vijës horizontale. Në këtë mënyrë përmirësohet njëkohësisht dhe siguria e drejtuesve dhe personave në makinë.
Falë një sistemi njohës të fytyrës kjo makinë do të mund të identifikojë secilin prej përdoruesve të makinës dhe të zhbllokohet automatikisht sapo përdoruesi të afrohet. Dyert do të hapen pasi të shtypet butoni me logon e Renault në pjesën anësore të tyre.
Për të bërë ambientin e brendshëm sa më tërheqës, në pjesët anësore të dyerve janë përfshirë disa shirita me drita LED, të cilat krijojnë një atmosferë shumëngjyrëshe duke shtuar ndjesinë e komfortit.
Për tu njohur nga afër me këtë makinë koncept, ju ftojmë na ndiqni në rrjetet sociale.