The Last of Us Part 2 u prezantua në datën 19 qershor 2020 dhe u shndërrua shumë shpejt në lojën më të shpejtë të shitur për PS4, duke shitur më tepër se 4 milionë kopje në vetëm 3 ditët e para të prezantimit.
Që nga ajo kohë, The Last of Us Part 2 ka publikuar një update ekskluziv për performancën në PS5, e cila e kaloi lojën tepër të mahnitshme në 60 fps. Në datën 2 shtator fansat do të kenë mundësinë të përjetojnë The Last of Us origjinal në një mënyrë që i ngjan shumë vazhdimit të lojës falë një remake-u të ardhshëm që premton armiq të rinj AI bazuar në The Last of Us Part 2, performancë 60fps dhe mundësi të reja luftimi.
Për sa i përket të ardhmes së kësaj serie, Naughty Dog konfirmoi në prill të 2021 se ka shkruajtur historinë e The Last of Us Part 3, por prodhimi i lojës ende nuk ka nisur. Një remake i lojës origjinale për PS5 do ta lehtësojë disi këtë pritje. Në lojë do të ketë gjithashtu dhe një histori që përfshin disa personazhe të rinj të cilët pritet të shfaqen në San Francisco.
Fansat do të mund të argëtohen duke parë dhe serinë e re nga HBO të The Last of Us së shpejti, me Pedro Pascal në rolin e Joel dhe Bella Ramsey si Ellie.