Apple do të shtojë një metodë të thjeshtë për të transferuar një kartë eSIM nga një iPhone në një tjetër në iOS 16. Carson Waldrop publikoi një tweet ditën e djeshme ku tregonte se iOS 16 do të suportojë transferimin e kartave eSIM nga nje iPhone ekzistues përmes Bluetooth. Ky ndryshim do të jetë shumë i thjeshtë dhe do të lehtësojë proçesin e transferimit sa herë që ju të blini një pajisje të re.
Momentalisht, përdoruesit duhet të kontaktojnë me kompanitë telefonike për të marrë një eSIM të re kur ato blejnë një iPhone të ri. Disa kompani në SHBA e lehtësojnë këtë proçes përmes skanimit të kodeve QR në aplikacionet e tyre, mirëpo disa të tjera kërkojnë prezencën fizike të përdoruesit për të transferuar një kartë eSIM.
Megjithatë, MacRumors thekson se transferimi përmes Bluetooth do të bëhet i mundur vetëm në rast se kompania telefonike do të mbështesë këtë shërbim. iOS 16 është aktualisht në versionin beta, dhe kompanitë e kanë ende të vështirë të mbështesin shërbimin e ri pasi ai nuk është i plotë.
Apple lajmëroi gjatë WWDC 2022 se iOS 16 do të vijë në të gjitha pajisjet iPhone 8 dhe më të reja.