Pas një leak-u të publikuar në PlayStation Direct Store, një remake i The Last of Us për PS5 është konfirmuar, me titull The Last of Us Part 1. Fansat e kësaj loje do të kenë mundësinë të porosisin këtë lojë para se ajo të prezantohet në datën 2 shtator.
Prej disa muajsh zërat rreth një versioni të ri po qarkullonin, mirëpo vetëm gjatë ditëve të sotme një lajm i tillë u konfirmua. Një përdorues i quajtur Modiz postoi një link në PlayStation Direct Store, i cili me sa duket u publikua para kohe. Në këtë listim lexohej: “Përjetoni tregimin emocional të historisë dhe personazhet e paharrueshëm Joel dhe Ellie në The Last of Us” dhe përshkruan ekzaktësisht se si kjo lojë brilante është bërë remastered.
I zbuluar zyrtarisht gjatë Summer Gate Fest 2022 pas leak-ut të mëparshëm, The Last of Us 1 do të përfshijë historinë e plotë single-player të lojës, dhe kapitullin paraardhës Left Behind. Kjo lojë do të shitet në një standard edition për $70 dhe një Firefly edition për $100, të cilët do të përfshijnë Left Behind DLC.
Më pas do të publikohet gjithashtu dhe një Digital Deluxe edition për $80, e cila do të përfshijë një zhbllokim të hershëm të funksioneve si shpejtësia e shërimit, rritja e aftësive crafting, shpejtësia e rritur e rimbushjes së 9mm, speedrun mode, 6 skins të reja për armët dhe më tepër.
Nëse ju porosisni lojën për PS5, ju do të fitoni këto items: suplemente bonus për të përmirësuar aftësitë tuaja, dhe pjesë bonus armësh për të rritur arsenalin tuaj.