Google Cloud ka arritur një rekord të ri botëror duke llogaritur konstanten matematikore pi deri në 100 trilionë shifra, duke mposhtur kështu rekordin e mëparshëm prej 62.8 trilionë shifrash.
Pi është një numër irracional, që do të thotë ai nuk mund të shprehet ekzaktësisht si një raport i dy numrave të plotë të perimetrit të rrethit me diametrin e tij, prandaj paraqitja dhjetore e tij nuk përfundon asnjëherë. Matematicienët kanë rritur saktësinë e tij për më tepër 1 mijë vite, dhe tashmë Google sapo shtoi dhe 37.2 trilionë shifra të reja.
Për të llogaritur 100 trilionë shifra të pi, Google Cloud përdori një makineri n2-highmem-128 që komandohej nga Debian Linux 11. Kjo makineri përmban Intel Xeon me 128vCPUs dhe 864GB RAM. Madhësia e memorjes së brendshme të këtij gjigandi ishte 663 terabyte, nga e cila 515 ishin të përdorura. Më pas programi y-cruncher nga Alexander J. Yee u aktivizua për të kryer llogaritjet përmes formulës Chudnovsky.
Google e aktivizoi këtë program në datën 14 tetor 2021 dhe arriti të siguronte 100 trilionë shifra në datën 21 mars 2022. Koha totale që këtij programi iu nevojit ishte 157 ditë, 23 orë, 31 minuta dhe 7.651 sekonda. Përgjatë kësaj kohe, një total prej 82 petabyte të dhënash u lexuan dhe u shkruan nga pajisja.